'Ligjet' rrëzojnë Metën për gjobat ndaj medieve gjatë pandemisë

20 Korrik 2020, 14:08 | Përditesimi i fundit: 2020-07-20 14:09:34

TIRANE-Me 16 vota pro dhe vetëm një kundër Komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta që kthente për shqyrtim në Kuvend ligjin për gjobat ndaj medieve për praninë e më shumë se dy të ftuarve në studiot televizive, për shkak të situatës nga Covid-19.