TIRANE-Presidenti i Republikës ka rikthyer për shqyrtim në Kuvend aktin normativ me fuqinë e ligjit që përcaktonte rregullat dhe sanksionet për televizionet nëse nuk i respektonin për numrin dhe distancën për të ftuarit. Ilir Meta thotë se kufizimi për ruajtjen e një distance prej 2 metrash midis të ftuarve në studiot televizive e imponuar nga situata e COVID-it është një masë e mirëpritur, por sanksioni ndëshkues administrativ është shproporcional.
Madje, sipas kreut të shtetit ky sanksion rrezikon të çojë në ndëshkimin me pa të drejtë të mediave, jo më nga një organ i pavarur, por nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë që përfaqëson vullnetin politik dhe kjo, po sipas tij, cenon të drejtën për informim dhe lirinë e shprehjes. Po ashtu, Meta thotë se gjendja e fatkeqësisë natyrore e shpallur me ligj përfundoi vetëm 5 ditë pasi Kuvendi miratoi këtë akt.
"Ky ligj është kthyer pasi Kuvendi, duke miratuar aktin normativ nr.20, datë 20.05.2020, të Këshillit të Ministrave që paraqitet si një akt që “lehtësonte” masat kufizuese për jo më shumë se 2 persona të pranishëm në një studio televizive, në fakt përcakton një masë të rëndë administrative fikse, me gjobë 1 000 000 (një milion) lekë ose vendosjen e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, ndërkohë që gjendja e fatkeqësisë natyrore e shpallur me ligj, ka përfunduar vetëm 5 ditë pasi Kuvendi ka miratuar këtë akt.
Sipas argumenteve shoqëruese të Dekretit, kufizimi për ruajtjen e një distance prej 2 metrash midis të ftuarve në studiot televizive është një masë e detyrueshme dhe e mirëpritur, por sanksioni ndëshkues administrativ është shproporcional. Sipas ligjit, ky sanksion që rrezikon të çojë në ndëshkimin me pa të drejtë të mediave, jo më nga një organ i pavarur, por nga Ministria përgjegjëse për shëndetësinë që përfaqëson vullnetin politik, cenon të drejtën për informim dhe lirinë e shprehjes, të parashikuara në nenet 22 dhe 23 të Kushtetutës.
Përkrah masat kufizuese objektive që ndihmojnë në përballimin dhe tejkalimin sa më parë të pasojave të pandemisë COVID-19. Por nuk do të dekretoj asnjë rregull të ri, që në shpërdorim të procesit legjislativ dhe përmes masave ndëshkuese shproporcionale, cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht lirinë dhe pavarësinë e medias" shprehet Meta.
shijoji dhe ato ditet qe te kane ngelur jashte burgut
PërgjigjuMeta hajdut ishalla kthen nallxhat perpjete
PërgjigjuQofte i Xhenetit