“Ligjet” shtojnë fondet e institucioneve të drejtësisë, Bushka: Ky buxhet i pagave, pa shpenzime luksi për makina

24 Nëntor 2023, 17:53

Komisioni i Ligjeve pranoi kërkesën e institucioneve të drejtësisë për shtesa në buxhetin e vitit 2024. Prokurorisë së përgjithshme, KLGJ-së dhe ILD-së iu dhanë fonde shtesë për godina ndërsa kërkesa për blerje automjetesh shtesë u refuzua me argumentin se nuk ka vend për shpenzime luksi.