Ligji i ri i medias/ Transparencë pronarëve, jo financimeve! Nuk hetohen paratë në të zezë dhe bilancet e dyfishta

23 Janar, 16:48 | Përditesimi: 23 Janar, 16:48

Pronarët realë të mediave në Shqipëri do të shfaqen në një regjistër publik. Ligji i ri po miratohet me kërkesë të Bashkimit Evropian, por në këtë fazë ai nuk ofron transparencë për financimin e televizioneve. Ndryshimet ligjore detyrojnë mediat tradicionale të publikojnë çdo reklamë shtetërore që kanë marrë, por nuk ka masa që mund të luftojnë bilancet e dyfishta apo pagat e padeklaruara.

I.M/Shqiptarja.com