Ligji i ri për Policinë/ Për herë të parë mbështetje psikologjike për efektivët! Eprorët detyrë t’i marrin armën efektivit që shfaq probleme

22 Mars, 16:03 | Përditesimi i fundit: 2024-03-22 16:17:55

Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit përfshijnë për herë të parë garancinë e mbështetjes psikologjike të policëve, të cilët përballen me situata të rënda në terren. Në nenin e veçantë është parashikuar edhe tërheqja e armës së shërbimit nga eprori në momentin që konstatohet gjendje e rënduar psikologjike.