Ligji në Kushtetuese, profesionistët e lirë kundër tatimit: Ka fuqi prapavepruese, do shtojë evazionin dhe bizneset po mbyllen! Opozita: Goditet shtresa e mesme

26 Prill, 15:33

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim kërkesën e opozitës për të shfuqizuar ligjin për tatimin e profesioneve të lira, ndërsa në një takim në Kryesinë e Kuvendit deputetët të opozitës dhe profesionistë të lirë argumentuan pse sipas tyre ndryshimet ligjore duhen rrëzuar si antikushtetuese. Çështja do të shqyrtohet më 21 maj.