Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë Tedi Blushi , gjatë një konference për shtyp, dënoi miratimin e ligjit për barazinë gjinore nga Kuvendi, duke e cilësuar atë si akt antikushtetues dhe anti-kombëtar.
Ai theksoi se ligji, sipas partisë, synon shpërbërjen e familjes shqiptare. Partia e Lirisë e konsideron këtë akt si një kërcënim për identitetin, kulturën dhe traditat e vendit.
Po ashtu, Blushi u bë thirrje për mbrojtjen e vlerave familjare dhe ndërgjegjes qytetare kundër këtij ligji. Blushi hodhi akuza se ligji është i imponuar nga George Soros.

















