Ligji për Presidentin, Balla: Është për institucionin jo për kompetencat e tij! Edhe Begaj ka qenë dakord

7 Korrik 2023, 11:27

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka sqaruar edhe njëherë ndryshimet që do duhet të bëhet me institucionin e Presidencës. Balla tha se do ishte më e udhës që ky ligj të miratohej në shtator pasi edhe vetë kreu i shtetit është dakord. Balla nënvizoi në një prononcim në Fier (nga qarku ku drejton), se nuk bëhet fjalë për ndryshimet e ligjit të kompetencave të Presidentit por të institucionit në vetvete.