Lihet në burg Berberi dhe dy ortakët! Kreu i ARRSH mohon akuzat, avokati: Kompaninë e ka shitur, askush s’ka përfituar tenderë në mënyrë të padrejtë

16 Mars, 16:07 | Përditesimi i fundit: 2024-03-16 17:02:31

Kreu i ARRSH, Evis Berberi dhe dy biznesmenët e lidhur me të, Valter Begaj, dhe Ervis Lami do të qëndrojnë në burg. Në Gjykatën e Posaçme u mbajt sot seanca për masën e sigurisë, ndërsa mësohet se Berberi dhe dy ortakët e tij kanë mohuar akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tyre për korrupsion dhe pastrim parash.