Lihet në burg Evis Berberi, avokati: S’i ka dhënë askujt tenderë në mënyrë të padrejtë! Asnjë lidhje me kompaninë ‘DAAM’, e ka shitur

16 Mars, 16:00

GJKKO ka lënë në burg kreun e ARRSH, Evis Berberin dhe dy ortakët e tij Valter Begaj, dhe Ervis Lami. Avokati i Berberit, Gentian Romano pas përfundimit të seancës tha për mediat se asnjë person tjetër nuk ka përfituar tenderë në mënyrë të padrejtë nga Berberi. Ai thotë se një çështje civile tregtare, SPAK e ka kthyer në çështje penale. Avokati tha se Berberi s’ka asnjë lidhje me kompanisë 'DAAM’ sh.p.k, pasi atë e ka shitur.