Lionel Messi 'lë nam', provon penalltinë me 'Panenka' dhe e gabon

14 Shtator, 11:51 | Përditesimi: 14 Shtator, 11:51

Për raundin e 30-të në MLS amerikane të futbollit, Charlote mposhti 3-0 në shtëpi Inter Miamin e Lionel Messit. Ky i fundit u bë protagonist me humbjen e penalltisë në minutën e 32. Një ndërhyrje e gabuar në dëm të 'Pleshtit' në zonë bëri që VAR të ndërhynte dhe arbitri komunikoi penalltinë.

Nga 11 metra largësi u paraqit Messi, i cili provoi të kapte në befasi gardianin Kahlina me 'Panenka', por gaboi. Messi provoi spektaklin dhe nuk ia doli t'i jepte të tijve epërsinë, me historinë e ndeshjes që mund të ishte ndryshe.

Më pas Charlotte iu fal formës fantastike të Idan Toklomaty, i cili shënoi tre gola në minutat 34, 47 dhe 84, për t'i dhënë tri pikë të tijve.

r.k./Shqiptarja.com