'Liqeni im' çel edicionin e 11-të të 'Balkan Film Food Festival'! Në konkurrim 40 filma

2 Shtator 2021, 21:11

40 filma nga vendet e Ballkanit do të jenë pjesë e “Balkan Film Food festival” i cili çeli siparin e edicionit të  tij të 11-të, në Pogradec. Nata e parë e festivalit startoi me filmin “Liqeni im”, të regjisorit Gjergj Xhuvani.