Dita ndërkombëtare e Lirisë së mediave ka qenë sërish një motiv për të ndarë në kahe krejtësisht të kundërta dy forcat politike më të mëdha në vend. I pari që reagoi ishte kryedemokrati Lulzim Basha, i cili tha se mediat dhe gazetarët në Shqipëri janë më pak të lira se më parë, e ndërsa premtoi se me ardhjen e tij në pushtet kjo gjë do të ndryshojë.
Megjithatë, kur nuk kaluan shumë pak minuta, ka ardhur kundërpërgjigjja e kryeministrit Edi Rama. Në një reagim të shkurtër, Rama e ka cilësuar deklaratën e Bashës për lirinë e medias, si një komedi të zymtë, pasi sipas tij, vjen nga personi që ka rrahur dhe ka shantazuar deri më tani gazetarët.
"Ç'komedi e zymtë me djegësit, rrahësit e shantazhuesit e deridjeshëm të gazetave, gazetarëve e mediave që flasin në emër të lirisë së tyre! Po shyqyr ka gjykatës për të gjithë dhe për të gjithë sa bëhen e thuhen, vjen dita e gjykimit me votë. Pa merak, vonon po nuk harron 2012-shi...", tha kryeministri Edi Rama.