Basha: Sot media e 'kapur', kur të vij në pushtet do forcojë lirinë e saj

Basha: Sot media e 'kapur', kur të vij në pushtet do forcojë lirinë e saj

Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, kre u Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka "shfytëzuar" për të dhënë një premtim elektoral, se me ardhjen e tij në pushtet media do jetë më e lirë. Duke sjellë në vëmendje, raportin për Lirinë e medias, ku vendi unë kishte zhbritur në 7 vende, Basha shkruan se është një tregues se mediat në Shqipëri janë kapur nga qeveria dhe nuk kryejnë funksionin e saj, për të përcjellë të vertetën pa ngjyrime politike tek audienca. Ai bën fajtor sërish kryeministrin Rama, sipas së cilit gjendja e përkeqësuar e medias ka sjellë zgjedhje të blera, drejtësi politike, gazetarë të censuruar.

"Gazetarët pa liri janë si një vend pa zgjedhje të lira.
Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, gazetarët shqiptarë janë më pak të lirë, më të pasigurtë, më të censuruar, me fare pak të drejta sociale dhe ekonomike, ndërsa shumë prej pronarëve të televizioneve, gazetave, portaleve janë më të pasur me tendera, licensa dhe favore të tjera qeveritare.

Gjendja e përkeqësuar e medias në Shqipëri u reflektua me rënien me 7 vende në indeksin botëror të Lirisë së Medias, në raportin e së cilës shprehet shqetësimi “për kapjen e mediave dhe përqendrimin e tyre në duart e një grushti biznesmenësh”. Përdorimi i medias për avancimin e interesave ekonomike dhe jo për interesin publik është problemi kryesor që i ka ulur medias besueshmërinë tek publiku dhe ka bërë që 80% e gazetarëve të shprehen se nuk kanë besim për të ardhmen e tyre profesionale.

Pjesa më e madhe e medias sot në Shqipëri nuk bën më disa nga pyetjet bazë të gazetarisë “PSE”, “SI” “KUSH”. Gjithçka është reduktuar tek “KUR dhe “KU”, sepse pyetjet e tjera çojnë tek pushteti, tek qeveria, tek bashkia, që u japin pronarëve tendera, reklama, leje ndërtimi, licensa e favore të tjera. Nëse do të pyesnin: PSE nuk hetohet dosja 339 dhe dosja 184, SI u bë tenderi i Unazës së Re, KUSH përfiton nga lejet e ndërtimit për kullat në Tiranë, mediat do të kishin zbuluar se prapa vjedhjes së zgjedhjeve, vjedhjes së taksave, grabitjes së pronës publike, qëndron Edi Rama dhe Erion Veliaj, kampionë të blerjes së medias.

Gjendja e përkeqësuar e lirisë së medias gjatë qeverisjes së Edi Ramës reflekton gjendjen e vërtetë të demokracisë në Shqipëri.
· Zgjedhje të blera
· Drejtësi politike
· Gazetarë të censuruar

Vullneti i qeverisë është vendimtar për të përcaktuar lirinë e gazetarëve, sigurinë e tyre, të drejtat sociale dhe ekonomike.Personalisht, jam angazhuar që, me marrjen e drejtimit të qeverisjes së vendit, do të bëj gjithçka për të forcuar lirinë e medias si shtyllë kryesore të demokracisë. Gazetarët meritojnë të jenë pushteti i katërt dhe jo një vegël propagande në duart e kryeministrit", shkruan Basha. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Do karrte me muzik: 04/05/2019 11:24

    O shal ngjit kriminel hajdut. Me kë do bësh demokraci me fatmir jevgjit mediun që i ka duart me gjak ? ? ? Apo do bësh shtet me buçen monika kok lopën. A pika që stë bie ty o shal ngjit 7×7=42

    Përgjigju
  • Ok: 03/05/2019 17:15

    Ik mo bajke se na e ke shpifur ne tv

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!