Liriku Skënder Rusi boton ciklin me poezi të zgjedhura, ‘Dalëngadalë unë po bëhem ikje’ promovohet në Korçë

28 Tetor 2023, 15:02 | Përditesimi: 28 Tetor 2023, 15:02

Në moshën 71-vjeçare, Skender Rusi sjell përmbledhjen me poezi të zgjedhura “Dalëngadalë unë po bëhem ikje”. Promovimi i librit u bë në Muzeun e Artit Mesjetar të Korçës, ku u lexuan vargjet e ndjera të lirikut. Ai u vlerësua me çertifikatë mirënjohje nga Universiteti Fan Noli.

r.k./Shqiptarja.com