Lirimi i Alvin Berishës, ministri Lleshaj flet për Report TV

7 Nëntor 2019, 15:46 | Përditesimi i fundit: 2019-11-07 16:23:57

TIRANE - Prej një jave, ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj, gjendet në Liban, në një operacion të vështirë të autoriteteve italiane, libanese dhe Gjysmë Hënës së Kuqe Siriane dhe Kryqit të Kuq ndëkombëtar, të panjohur më parë për forcat tona policore, që mes emocioneve të mëdha dhe frikës  se jeta e një vogëlushi mund të cenohej, çoi në shpëtimin e Alvin Berishës, 11-vjeçarit shqiptar, që tashmë pas 5 vitesh, është jashtë kampit-burg Al-Hol në Siri. Pas ditëve të tëra ankthi, sot u konfirmua zyrtarisht lajmi i shumëpritur për shumë shqiptarë: Alvini është në zonë të sigurt. Autoritetet shqiptare e lanë atë në ambasadën italiane ne Beirut, dhe shumë shpejt pritet që vogëlushi të jetë pranë babait dhe motrave të tij në Itali.

Në një rrëfim ekskluziv për Report Tv, ministri i Brendshëm Sandër Lelshaj, i cili prej një jave ndodhet në Liban, së bashku me shefin e njësisë Anti-terror dha detajet e operacionit të shpëtimit, ku teksa falenderoi të gjitha autoritetet e përfshira, vuri theksin në faktin që nuk pati rrjedhje informacioni që mund të kishte rrezikuar jetën e Alvinit.