Lirohen 2 vëllezërit e Fiqiri Mjeshtrit që vrau babë e bir në Klos! 2 kushërinjtë shantazhonin vajzën e autorit se do t'i publikonin bisedat personale në Instagram

13 Tetor 2022, 12:29

KLOS- Pas marrjes në pyetje, vëllezërit e autorit të krimit të dyfishtë në Klos, Fatmir e Besnik Mjeshtri, janë lënë të lirë. Shtatë herë u shkrep arma e zjarrit pasditen e djeshme nga Fiqiri Mjeshtri, një prej plumbave dhe të fundit, vetes. U qëllua me një pistoletë tip TT, të cilën 39-vjeçari e kishte pa leje.