Lirohet Saimir Tahiri, Report TV mëson se ekspertiza mjekësore që bindi gjykatën nuk ështe e tij por e një familjari

2 Qershor 2023, 12:26

Ende nuk është zbardhur vendimi i Gjykatës për të mësuar më shumë por avokati i tij Maks Haxhia është shprehur se vendimi është i drejtë sepse klienti i tij plotësonte kriteret që ka përfunduar më shumë se gjysmën e dënimit.

Ndërkohë Report TV mëson se ka qenë ekspertiza mjekësore e një familjari dhe jo e ish ministrit që ka bindur gjykatën. .

“   Ekspertiza mjekësore nuk është për të por për një familjar. Nuk e dimë nëse është për bashkëshorten e tij apo nënën e tij. Do të jetë vendimi i zbardhur që do të zbulojë këtë” informon gazetarja e Report TV, Keti Banushi.

  •