Liroi lordin e drogës, KPK shkarkon Petraq Çurin: Nuk justifikon 70 mln lekë pasuri

12 Maj 2023, 17:11

Gjyqtari i Durrësit, Petraq Çuri mbetet jashtë sistemit të drejtësisë. Ai është shkarkuar ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Një ditë më parë Shqiptarja.com solli raportin e plotë, nga ku u konstatua se nuk justifikon me të ardhura të ligjshme disa apartamente, garazhe, makinë dhe qindra mijëra euro të ardhura që kapin vlerën e 700 milionë lekëve (të vjetra).