Lista e shqiptarëve të vrarë në Ukrainë, Rama-Ambasadës Ruse: S'ka asnjë bazë

20 Qershor 2022, 20:21

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk  ekziston asnjë e dhënë për shqiptarë që luftojnë në Ukrainë. Kjo vjen si përgjigje për listën e publikuar nga ana e ambasadës ruse.

“Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës që më ka bërë përshtypje që në fillim se përmendet nga Putini dhe Lavrovi në Moskë, Kosova dhe futet edhe Shqipëria kur bëhet fjalë për luftëtarë në Ukrainë. Del lista e të vrarëve të skalioneve ndërkombëtare në Ukrainë dhe Lavrvoi nuk flet për të tjerët por vetëm shqiptarët dhe kosovarët duke nxjerrë shifra që nuk bazohen në asnjë gjë, sepse ne nuk kemi të dhëna e as informacion për shtetas tanë pjesëmarrës në këtë luftë”, u shpreh Rama.

Dy ditë më parë ambasada ruse publikoi listën e mercenarëve që kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë, kundër Rusisë. Sipas saj, 150 shtetas shqiptare kanë mbërritur në Ukrainë, të cilët i janë bashkuar rezistencës ukrainase. Sipas shifrave të publikuara nga ambasada kanë humbur jetën 42 mercenar shqiptar, 40 janë larguar, ndërsa 68 janë ende në Ukrainë.

    No videos found.