LISTA/ Këshilli Kombëtar ‘i bindet’ kryetarit, miratohen në bllok emrat e ekipit të ri të PD! Basha kundër ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës nga Berisha-Rama: Duhet reformim rrënjësor

30 Gusht 2021, 19:39 | Përditesimi: 30 Gusht 2021, 22:15

Mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që pas zgjedhjeve në PD, nuk ka prodhuar surpriza. 300 anëtarët “i janë bindur” kryetarit të tyre, duke votuar në bllok emrat e propozuar nga Lulzim Basha për ekipin e ri të demokratëve.  Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e sesionit të ri parlament, ku opozita do të rikthehet në Kuvend, pas disa muajsh jashtë saj, Basha ka zbuluar edhe betejën e parë të opozitës. Ai tha se do të kërkojë ndryshime kushtetuese, duke goditur paktin Berisha-Rama të bërë në vitin 2008, e për këtë vendim dha dhe argumentet e tij.

KT/Shqiptarja.com