LISTA përfundimtare/ Emrat e organeve të reja drejtuese të PD së Berishës! Ndryshime në Kryesi, shtohen Spahia, Deromemaj dhe zëdhënsja Floriana Garo

6 Qershor 2022, 17:05

Komisioni i Rithemelimit ka përfunduar procesin zgjedhor brenda partisë dhe ka qenë Albana Vokshi e cila ka prezantuar strukturën e re të PD-së. Ajo që vihet re janë ndryshimet në Kryesinë e re të partisë, ku mësohet për shkak të vakancave që u krijuan pas zgjedhjes së nënkryetarëve e sekretarit të Përgjithshëm, janë plotësuar me anëtarë të rinj.

Ashtu si e kishte paralajmëruar më herët Report TV, pjesë e Kryesisë do të bëhen Bardh Spahia, Genc Deromemaj, teksa është shtuar Sorina Koti dhe zëdhënësja e Sali Berishës, Floriana Garo, duke respektuar kuotën gjinore.