LIVE nga Kombinati, nga nesër nisin punën të gjithë linjat urbane, si po respketohen rregullat?

5 Korrik 2020, 13:29 | Përditesimi i fundit: 2020-07-05 15:50:56

Ditën e hënë 6 korrik, pas 4 muajsh të mbyllura do të nisë transporti publik në Tiranë. Bashkia e Tiranës njoftoi ditën e djeshme se u ra dakord me shoqatat e transportit publik për nisjen e transporti publik pas marrëveshjes së arritur se mosrespektimi i distancës dhe mbajtja e maskës do të jetë përgjegjësi personale dhe do të gjobiten pasagjerët dhe jo më fatorinot e shoferët.

Po çfarë do të ndodh me abonetë? Report Tv mëson se abonetë e muajit mars do të digjen edhe pse nuk u arritën të përdoreshin nga qytetarët për shkaka të mbylljes së këtij shërbimi nga pandemia, ndërsa gjatë muajit korrik ato do të lëvizin me biletë pasi nuk do të ketë abone. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shpërndarja e aboneve do të nis në muajin gusht.

Në lidhje me abontë gazetari Arsen Rusta pyeti edhe një tregtar që i shet ato, duke thënë se për muajin korrik nuk do të ketë abone dhe se nuk janë lajmëruar se kur mund të fillojë shpërndarja.

"Këtë muaj nuk ka abone dhe nuk na ka lajmëruar njëri se kur mund të ketë", tha një tregtar që shet abone pranë një stacioni autobusi.

Maska është e domosdoshme për të përdorur transportin publik dhe një harresë apo mospërdorim i saj do të gjobitë pasagjerin. Vetë qytetarët shprehen se i mbajnë maskat dhe nga një vëzhgim i Report Tv jo vetëm shoferi dhe fatorino janë më maskë sipas protokollit të sigurisë, por dhe qytetarët brenda i mbajnë maskat.

"Maska është e domosdoshme dhe sigurisht që do e mbajë. Unë nuk jam OBSH, po bëhet nami në gjithë botën maska duhet mbajtur. Po pres linjën e Ndroqit, ka një javë që ka nisur shërbimin", tha një qytetar.

Kondicioneri është i ndaluar të ndizet në autobus, ndërsa ajrimi duhet të jetë i vazhdueshëm përmes dritareve. Kjo u konfirmua edhe nga drejtuesi i një linje autobusi, i cili i pyetur nga Report Tv u shpreh se 'nuk lejohet të ndizet kondicioneri', ndërsa nëse nuk mban maskën dhe thyen rregullat ai tha se gjoba varion 'nga 100 mijë lekë të reja dhe lartë".