Transporti publik rinis të hënën! Nëse nuk mban maskë gjoba për pasagjerët, jo për fatorinot e shoferët (VIDEO)

Shoqata e Transportit publik nis punën të hënën, pas kërcënimeve që kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri atyre se 'nëse nuk nisin punën do iu hiqet licenca, pasi nuk mund të mbajnë peng qytetin'.

Në marrëveshjen e arritur me Bashkisë Tiranë dhe Shoqatës së Transportit është dakordësuar që fatorinot dhe shoferët e autobusëve nuk do të mbajnë më përgjegjësi për respketimin e masave anticovid, ku edhe mund të gjobiteshin në rast të shkeljeve të tyre nga pasagjerët. Me marrëveshjen e arritur tashmë përgjegjësia është personale dhe çdo pasagjer duhet të jetë i pajisur me maskë dhe të ruaj distancën fizike, në të kundërt do të gjobitet. Në protokollin e sigurisë në transportin qytetas dhe rrethqytetas ka ndryshuar edhe pika ku thuhet se operatorët e transportit nuk janë më përgjegjës për mosrespektimin e masave anticovid nga ana e pasagjerëve apo dhe nga ana e stafit, por përgjegjësia është personale. Në protestat e tyre shoqatat kanë kërkuar që të ndryshohet protokolli, pasi ngarkonte më përgjegjësi fatorinon dhe shoferin që të kontrollonin pasagjerët për maskat, dorezat dhe për distancën. Kjo kërkesë e tyre tashmë është realizuar.

"Për zbatimin me rigorozitet të masave të sigurisë, çdo udhëtar dhe punonjës i transportit publik mban përgjegjësi personale për mosrespektimin e këtij protokolli, si dhe janë objekt kontrolli nga organet kompetente dhe masat e parashikuara në protokollin e sigurisë do të kontrollohen nga organet kompetente", njofton bashkia.

Çdo pjesëtar stafi dhe pasagjerë është i detyruar të mbajë maska gjatë gjithë udhëtimit dhe të këshillohen të ruajnë distancën.

"Në stacionet e qëndrimit udhëtarët janë të detyruar të përdorin maska gjatë pritjes së autobusit ndërsa personeli i transportit publik qytetas/rrethqytetas (shoferë, faturino, kontrollorë) do të jenë të detyruar të përdorin maska. Për të maksimalizuar sigurinë ndaj COVID-19, edhe punonjësit e shërbimit të operatorëve si: kontrollor, dispecer, si dhe stafe të tjera plotësuese do të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse në momentin që janë prezent në mjet gjatë kryerjes së shërbimit", thuhet në protokoll.

Gjithashtu mjetet e operimit do të dezinfektohen në mënyrë periodike në ambientet e operatorit transportues nga stafi i tij dhe mjetet e operimit në transportin qytetës/rrethqytetas për personelin e shërbimit (shoferë, faturino, kontrollorë) do të pajisen me dezinfektantë me bazë alkooli.

Gjatë udhëtimit duhet të bëhet e mundur ajrimi i ambienteve të brendshme të mjetit, përgjatë gjithë kohës së udhëtimit, nëpërmjet sistemeve të ajrimit të vendosura në pjesën e sipërme të mjetit ose duke mbajtur hapur pjesët strukturore të dritareve që e kanë këtë mundësi në rastet kur mjeti është i pajisur me dritare ose me sisteme ajrimi.

Transporti publik ishte parashikuar të hapej më 24 qershor pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore më 23 qershor, por Shoqata e Transportit kundërshtoi duke protestuar se pa iu plotësuar kërkesat që kishin nuk do të nisnin punën. Kjo ka bërë që kjo shoqatë dhe Bashkia Tiranë të kishte disa përplasje, por që më në fund duket se janë zgjidhur dhe të hënën qytetarët shqiptarë do të mund të përdorin transportin publik brenda rregullave të rrepta për të shmangur rritjen e infektimeve në vend dhe të pajisur me maska, në të kundërt do të gjobiten.

Protokolli i sigurisë për transportin dhe urdhëri i kryebashkiakut Erion Veliaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:19
Pas hapjes së transportit publik/ Shoqatat: Po diskutojmë për kontratë shtesë me Bashkinë! Po s'u zbatuan kushtet do rimbyllemi

Pas njoftimit për hapjen e transportit publik, Shoqatat kanë bërë me dije se janë në diskutime me Bashkinë për miratimin e një kontrate me kushte shtesë pas situatës COVID-19, për të cilat paralajmëron se në rast se nuk do të zbatohen do të rindërpresin punën.

Në reagim, nuk specifikohet se cilat janë kushtet shtesë, megjithatë theksojnë se ato janë të domosdoshme për shmangur një falimentim të mundshëm të tyre pas mbylljes si pasojë e COVID-19.

"Pas zgjidhjes së pjesshme të kërkesave tona, tashmë të bëra publike, në marrëveshje me Kryetarin e Bashkisë, Veliaj, Ju bëjmë me dije vendimin e të gjithë operatorëve të transportit publik në qytetin e Tiranës për rifillimin e shërbimit të transportit qytetës në Tiranë në kushte të reja në përputhje me situatën epidemike.

Bashkia Tiranë, sipas kërkesës tone, ka rishikuar dhe ka bërë ndryshimin e protokollit të sigurisë, ku ndër të tjera, sipas legjislacionit në fuqi, ka lehtësuar përgjegjësinë ligjore të operatorëve duke bërë të mundur operimin në linjë.

Bazuar nga sa më lart, ne, operatoret e transportit publik në Tiranë, kemi marrë vendimin për të rifilluar shërbimin në linja me kapacitete të përshtatura me kushtet e reja, në respekt të kërkesës së Kryetarit të Bashkisë dhe të qytetarëve të Tiranës, me qëllim mundësimin e ofrimit të këtij shërbimi në qytet.

Ndërkohë me Bashkinë Tiranë do të vijojnë diskutimi i kushteve për hartimin e një kontrate shtesë me kushte dhe afate të përcatuara për zbatim nga secila prej palëve (bashkia dhe operatorët). Moszabtimi i kushteve të kontratës shtesë do të përbëjë shkak në ditët në vijim për rindërprejen e këtij shërbimi.

Mbetemi shpresë plot se do të plotësohen edhe kërkesat tona ekonomike, të dakortësuara në marrëveshjen me bashkinë, pasi në rast të kundërt, situata e krijuar do të na çojë drejt falimentit të sigurt.  I bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të transportit publik, të respektojnë protokollin e sigurisë antiCovid-19, për shëndetin e tyre dhe të stafit tonë", njofton Shoqata e Transportit.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi

Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi