Lleshaj poston pamjet nga tregu i Shkodrës, falenderon edhe bashkinë

15 Prill 2020, 17:31

TIRANE-Katër ditë pas shkarkimit të prefektit në Shkodër, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka postuar në Facebook një video që paraqet ndryshimin e situatës së tregjeve në kryeqendrën e veriut. Lleshaj thotë se kaosi i tregjeve i ka lënë vend standardeve të reja dhe se me vullnet pozitiv shumëçka është e mundur, ndërsa ka një falenderim edhe për bashkinë e Shkodrës.