Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni! Faturat që paraqet SPAK nuk përputhen

12 Nëntor, 16:41 | Përditesimi: 12 Nëntor, 16:41

Monika Kryemadhi tha se ishte ajo që negocioi kontratën e lobimit të LSI-së me kompaninë amerikane GSIS dhe se Ilir Meta nuk kishte dijeni për veprimet e kryera.

Pas seancës në Gjykatën e Posaçme, ku paraqiti kundërshtimet ndaj provave të SPAK-ut, ish-deputetja deklaroi se kontratën e firmosi Petrit Vasili, ndërsa tri faturat e LSI-së i pagoi Luan Rama si sekretar i përgjithshëm i partisë.

Ajo kundërshtoi pretendimin e prokurorisë se pagesat e kompanisë Unifi ndaj GSIS-it ishin bërë për llogari të LSI-së dhe kërkoi që Bank of America të dorëzonte faturat përkatëse.

A.E/Shqiptarja.com