Lobimi rus për PD, Tabaku: Të bëhet një hetim i plotë nga drejtësia! Bashkia Tiranë, s’është në ambicien time

27 Shtator 2022, 17:47

Jorida Tabaku, deputete në Partinë Demokratike, është pro një rihetimit të plotë dhe transparent nga drejtësia për çështjen e financimeve ruse në PD në vitin 2017. E ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, Tabaku nuk tha se mbështet komisionin e auditit të ngritur nga PD e Sali Berishës, por kërkoi që drejtësia dhe një investigim i pavarur nga të gjitha palët, të japë një përgjigje të qartë në lidhje me këtë çështje, që PD të dalë më kokën lart.