Lokalet e natës dhe ato pa leje, përplasin institucionet! Bashkia e Pogradecit përplaset me IKMT: Po vret biznesin! E Korçës kërkon muzikë të lartë, policia kundër

22 Maj, 22:07

Mbledhja e Komitetit të Turizmit në Korçë është shoqëruar me akuza dhe përplasja me pushtetarëve lokalë, policisë dhe institucioneve të qeverisë. Fillimisht kryebashkiaku I Pogradecit akuzoi IKMT se po shemb objekte në mes të sezonit, duke krijuar shqetësim për biznesin. Por në mbrojtje të biznesit u vendos nënkryetarja e bashkisë së Korçës e cila kërkoi të lejohet muzika pas mesnate, por hasi në rezistencen e drejtorit të policisë.