Lonely Planet sugjeron Shqipërinë si destinacion për t'u vizituar në 2023: Shkodra, mrekulli e natyrës! Nga lundrimi në liqenin e Komanit tek hiking në Valbonë

23 Nëntor 2022, 16:19

“Në pak vende mund të nisësh ditën në mal dhe ta mbyllësh në det. Bukuritë natyrore të Shqipërisë do ju lënë pa fjalë”. Ky është përshkrimi që i bën vendit tonë, Lonely Planet's Best in Travel 2023 që sugjeron një grup të plotë itineraresh për të eksploruar botën. Këtë herë, në listë është përfshirë edhe aventura në Shkodër.