Lot gëzimi, Romeo futet në shtëpinë e ‘Big Brotherit’ dhe ritakon vëllain: Ti je shumë i fortë, tamam burrë! Problemet jashtë i kam zgjidhur unë

8 Dhjetor 2021, 09:33

“Ti je shumë i fortë, je i zoti i vetes o shok, mos u mërzit për asgjë. U tregove tamam burrë dhe mbajte fjalën. Je shumë i fortë, shpirti im. Mos ki merak për asgjë se të gjitha problemet që kemi pasur jashtë i kam zgjidhur”, këto ishin fjalët e para që Romeo me lot në sy dhe emocion i tha vëllait të tij binjak, Donald, i cili prej kohësh është pjesë e “Big Brotherit”.

Momenti emocionues i ritakimit të vëllezërve ka emocionuar të gjitha shqiptarët mbrëmjen e djeshme, pasi siç kanë thënë edhe ata kanë një lidhje shumë të ngushtë me njeri-tjetrin dhe bëjnë çdo gjë bashkë në jetë.