LSI akuza KQZ: Raporti i pajisjes së votimit elektronik nuk ishte në kutitë e hapura sot, u fut dorazi

17 Maj 2021, 19:50

LSI ka hedhur akuza ndaj KQZ duke thënë se me hapjen e 24 kutive sot të materialeve zgjedhore për qarkun berat ka ndërhyrë duke futur nga jashtë  materiale q nuk ishin më parë aty. Sekretari i Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari tha se vjedhja e qeverisë nuk ndali më 25 prill, por vijoi edhe sot duke futur materiale nga jashtë, duke thënë  se raporti i pajisjes elektronike nuk ndodhej në kuti por u fut dorazi nga jashtë nga anë e administratës së KQZ duke kompromentuar të gjithë procesin.

Gjithashtu Brahimllari shprehet se hapja e kutive të sotme vërtetoi se pretendimet e drejta të LSI se iu vodh mandati nga PS është e drejtë dhe se skema e manipulimit të procesit zgjedhor është përdorur edhe përmes teknologjisë që duhet të ishte një garanci në këtë proces.