LSI, PR dhe PAA 'tradhtojnë' Bashën, kërkesë për t'u regjistruar në zgjedhjet e 13 Tetorit

5 Gusht 2019, 15:12 | Përditesimi: 5 Gusht 2019, 15:12

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim,  Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste dorëzojnë sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t'u regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit të dekretuara nga presidenti Ilir Meta. Sot është edhe afati i fundit zyrtar për t'u regjistruar në këto zgjedhje, pra 70 ditë para mbajtjes së tyre.

Kërkesat për t'u regjistruar në zgjedhje vjen pak ditë pasi LSI bashkë me PAA dhe PR depozituan në KQZ një kërkesë për të nisur përgatitjet për zhvillimin e tyre.

Nuk dihet nëse aleatët e tjerë të PD dhe LSI do të depozitojnë kërkesë për t'u regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit, ndërsa vetë KQZ nga ana e saj nuk i ka njohur këto zgjedhje, duke e quajtur 13 tetorin ditë pushimi.

Nga ana tjetër këto zgjedhje nuk njihen as nga mazhoranca por as nga lideri demokrat Lulzim Basha i cili vijon t'i qëndrojnë deklaratës së tij se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Presidenti Ilir Meta thumboi sot deklaratat e tij politike se ka mbështetjes e 85% të shqiptarëve duke thënë se nëse do kishte vetëm çerekun e këtij 85% do kishte arritur një fitore reale.

b.ha./Shqiptarja.com