TIRANË- Aleatët e Partisë Demokratike kërkojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit, për këtë arsye i kanë dërguar një letër KQZ-së për nisjen e proceduarave. Dokumenti dy faqësh që Shqiptarja.com disponon mban firmën e kreut të PR, Fatmir Mediut, kreut të PAA-së Agron Duka dhe Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, ku kërkohet respektimi i dekretit të presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit dhe caktimit të datës së re, të 13 tetorit. Ajo që vihet re është se mungon firma e kryedemokratit Basha, kreut të PDK-së, Nard Ndokës, kryetarit të LZHK-së Shehit dhe Vangjel Dules të PBDNJ-së.

Ky vendim vjen pas mbledhjes së djeshme që aleatët zhvilluar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë blu.  Burime brenda PD-së bëjne me dije për gazetarin e Report TV, Elis Memelli, se Basha ka deklaruar se KQZ-ja ka detyrim shtetëror të përgatisë infrastrukturën për këto zgjedhje, por nuk ka mbajtur një qëndrim të qartë nëse PD-ja do të marrë pjesë ose jo.

“Shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ka një ndryshim rrënjësor midis të drejtës kushtetuese dhe të drejtës partiake. I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmagshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje", mësohet të ketë thënë në fjalën e tij Basha.

Ndërkohë, bëhet e ditur se kjo letër vjen dy ditë nga 4 gushti, afati i fundit për regjistrimin e subjekteve politike, (nëse do ketë zgjedhje në 13 tetor). Mbledhja ku do të shqyrtohet nëse do merret parasysh ose do të refuzohet kërkesa e aleatëve do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 10:00, edhe pse anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi  i ftuar në studion e Report Tv deklaroi se 13 tetori është është pushim zyrtar për këtë institucion dhe se 30 qershori është një kapitull i mbyllur. 

pd (1).jpg" style="height:1040px; width:780px" />

Letra e aleatëve të PD drejtuar KQZ