Lufta dhe thatësira, KESH bleu 128 mln € energji në 3 muajt e parë të vitit! Çmimi mesatar në import 230 € për megavat

15 Prill 2022, 20:23

128 milionë euro janë shpenzuar nga janari deri më tani vetëm për të blerë energji elektrike, 100% më shumë se një vit më parë. Sipas të dhënave nga KESH çmimi mesatar me të cilin është importuar energjia është 230 euro për megavat, ndërsa vjet u ble me 122 euro për megavat.