Lufta forcon valutat, zhvlerësohet leku! Euro këmbehet me 127-132 lekë, 6 pikë më shumë! Kërkesë e lartë në treg si pasojë e shtrenjtimit të importit

8 Mars 2022, 15:58

Kursi i këmbimit po luhatet ndjeshëm pas luftës Rusi-Ukrainë. 1 euro po shitet mbi 128 lekë, ndërsa dollari me mbi 118 lekë, duke u rritur nga dita në ditë me 4-5 lekë. Forcimi i shpejtë i monedhës europiane dhe zhvlerësimi i lekut, sjell edhe rritjen e çmimeve, thonë ekspertët.