Lufta me kancerin e Alberta Hoxhollit, nënë e dy fëmijëve! 38-vjeçarja nga Gramshi: S’kam para për operacionin e dytë, djali 8 vjeç me autizëm, i vogli ka probleme me shikimin

5 Dhjetor 2023, 16:48

Nënë e dy fëmijëve, Alberta Hoxholli është diagnostikaur me kancer. Përmes Report TV ajo apelon për ndihmë pasi jeton në kushte të vështira dhe nuk përballon dot koston e mjekimeve. Gjithashtu dy djemtë e saj kanë probleme shëndetësore.