Lufta/ Moska e financoi konfliktin duke eksportuar lëndë djegëse fosile! Del raporti mbi situatën bërthamore në Ukrainë: Urgjent krijimi i një zone të sigurisë bërthamore

6 Shtator 2022, 19:34

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 195-të. Ekspertët e IAEA-s (Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike) vazhdojnë inspektimin në centralin bërthamor të Zaporzhzhias, ndërsa një nga dy reaktorët që funksiononte normalisht në termocentralin bërthamor në territorin e kontrolluar nga Rusia, është shkëputur nga rrjeti sepse ka nevojë për riparime në linjat e transmetimit të tensionit për shkak të dëmtimeve të marra nga sulmet.