Lufta ndaj uljes së inflacionit po sfidohet nga abuzimi! Eksperti: Tregtarët shtrenjtuan mishin vetëm se ishin festat

9 Janar, 15:10

Ulja e çmimeve do të jetë luftë sfiduese edhe për 2024 dhe shkak për këtë janë abuzimet e tregtarëve. Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se ulja e inflacionit siç po ndodh në vendet e BE-së mund të pengohet nga deformimet e tregut në Shqipëri. Raportet e INSTAT dhe Bankës së Shqipërisë, flasin për ulje të konsumit dhe reduktim të kursimeve, për shkak të shtrenjtimit të jetesës.