Deltaplanët që thyen kufirin fortifikues të Izraelit, 'tapetët fluturues' që mashtruan radarët izraelitë

7 Tetor 2023, 17:53 | Përditesimi i fundit: 2023-10-07 17:57:07

Surpriza e tmerrshme në Tetorin e Zi të Izraelit erdhi nga qielli, me fluturimin e heshtur të paragliderëve. Ndërsa valët e raketave u lëshuan nga Gaza, shumë modele deltaplani te pajisura nga një motor helikë u ngritën drejt kufirit. Ata mbanin një lartësi shumë të ulët dhe lëviznin në një distancë nga njëri-tjetri: një taktikë e krijuar për t'i shpëtuar radarit.