Lufta në lindje rrezikon të shtrenjtojë naftën në Shqipëri! Konfindustria: Jo abuzime, garantoni rezervë 3 muaj

3 Mars, 16:06 | Përditesimi: 3 Mars, 16:06

Konfindustria i bën thirrje qeverisë që të marrë masa për të kontrolluar kompanitë e karburanteve, që të garantojnë 3 muaj furnizim, përsa kohë lufta në Lindjen e Mesme, është përshkallëzuar dhe mund të sjellë shtrenjtim të çmimeve edhe në Shqipëri. Sipas Konfindustrisë, është i nevojshëm monitorimi i tregut për të parandaluar abuzimin me çmimet, siç ndodhi kur nisi sulmi rus në Ukrainë.

    I.M/Shqiptarja.com