‘Lufta’ në PD, Kaso në ‘Report Tv’: Basha të hapë zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së! Anëtari i Këshillit Kombëtar: Berisha nuk kthehet kurrë në krye të partisë

22 Dhjetor 2021, 20:41 | Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 20:41

Kryedemokrati Lulzim Basha duhet të hapë zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. Kështu ka deklaruar në ‘Studio Live’ në Report Tv, ish-sekretari për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso. Sipas tij, zgjidhja e situatës në të cilën ndodhet PD është vetëm ‘kutia e votimit’ ku demokratët të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Ai thotë se nuk është e drejtë që Basha mos ta hapë garën për kryetar me pretendimin se sapo është zgjedhur.

r.k./Shqiptarja.com