Lufta në Ukrainë/ Kievi po përgatitet për sulm me bombë të pistë? Kremlini: E besojnë apo jo, është e vërtetë! Pezullohet nga puna spikeri i 'Russia Today'

24 Tetor 2022, 15:22

Kievi po përgatitet të hedhë një bombë të pistë?  Akuzë e rreme. Kështu iu përgjigj zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Adrienne Watson akuzave të ministrit rus  Serghiei Shoigu se Kievi po përgatitet për një sulm. Por zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov thotë se kërcënimi është i vërtetë, pavarësisht se SHBA, Britania apo Franca nuk e besojnë.