Lufta në Ukrainë: Kievi rifiton kontrollin e mbi 30 vendeve, kundër sulmi po përparon! Moska dërgon edhe 1300 ushtarë çeçenë

10 Shtator 2022, 14:34

Ushtria ukrainase ka rifituar kontrollin e më shumë se 30 lokacioneve në veri-lindje të vendit, këtë e deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky . Është rezultat i kundërofensivës ukrainase : ushtria ruse është nën presion në disa fronte. Konfirmimi vjen edhe nga denoncimi i autoriteteve pro-ruse të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut: “Forcat e armatosura të Kievit kryen një sërë sulmesh ajrore në rajon, duke shkaktuar të paktën shtatë të vdekur dhe 27 të plagosur”. Moska gjithashtu vuan në frontin diplomatik: Këshilli i BE-së ka miratuar pezullimin total të lehtësirave të dhënies së vizave me Rusinë , të parashikuar në marrëveshjen e 2007- ës.