Lufta në Ukrainë, pritet ndikim negativ në turizëm! Operatorja turistike në Vlorë: Asnjë rezervim nga Ukraina dhe Rusia! Kreu i tur-operatorëve: Një vit më parë 40 mijë turistë ukrainas në Vlorë

1 Mars 2022, 16:28 | Përditesimi: 1 Mars 2022, 16:28

Agjencitë turistike dhe pronarët e hoteleve në Vlorë nuk kanë marrë asnjë rezervim nga Ukraina për shkak të luftës. Elona Zinxhiria administratore e një agjencie turistike sqaron se çdo vit në fund të shkurtit dhe fillim të marsit kryheshin rezervimet e para.

"Nga Maji deri në tetor kemi pasur gjithmonë turistë nga Ukraina dhe Rusia. Këtë vit nuk kemi asnjë rezervim nga klientët e rregull", tha Elona Zinxhira.

KT/Shqiptarja.com