Lufta në Ukrainë solli rritje galoponte të çmimeve, Guvernatori Sejko: Qeveria të shkurtojë shpenzimet joprioritare e të mbështesë shtresat më të brishta

11 Maj 2022, 12:59 | Përditesimi i fundit: 2022-05-11 22:25:39

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka shpalosur sot raportimin vjetor para Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvend, i pari pasi mori mandatin e dytë në krye të këtij institucioni.  Sejko tha para deputetëve se është e domosdoshme që politikat fiskale të mbështesin shtresat më të brishta dhe më të goditur nga vala inflacioniste.