Lufta në Ukrainë vë në rrezik ekonominë botërore! FMN: Ekonomia globale po tkurret, rrezik inflacioni

27 Korrik 2022, 18:15

Lufta në Ukrainë po vë në rrezik stabilitetin ekonomik global. Në raportin e fundit Fondi Monetar Ndërkombëtar flet për tregues të përkeqësuar të prodhimit botëror dhe pritshmëri më të ulëta për rritjen ekonomike të këtij viti. Sipas raportit, inflacioni në rritje dhe kufizimi i importit të gazit nga Rusia largojnë mundësinë e një rikuperimi të shpejtë.