Lufta Rusi-Ukrainë, shtrenjton naftën e grurin! Bizneset: Një valë e re çmimesh pritet të godasë vendin

26 Shkurt 2022, 20:16

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës pritet të ketë pasoja edhe në ekonominë e vendit tonë, pasi do të sjellë një valë të re çmimesh për bukën dhe karburantin. Çmimi i naftës menjëherë pas sulmit  arriti në 105 dollarë fuçia, ndërsa gruri u shtrenjtua me 10%. Ky shtrenjtim pritet të reflektohet në tregun vendas për shkak të varësisë që kemi ndaj importit për këto dy produkte.