Lufta/ Ukraina: Po përparojmë në Kherson, thyem vijën e parë të mbrojtjes ruse

30 Gusht 2022, 20:57

Ushtria e Ukrainës thotë se ka thyer vijën e parë të mbrojtjes ruse në rajonin e pushtuar Kherson. Thyeja e kësaj vije duket se është pjesë e një kundërofensive që po nis nga Kievi në një përpjekje për të rimarrë jugun e vendit.