Lufta/ Vendet e BE-së në unison, vendoset paketa e 8-të e sanksioneve kundër Rusisë! Kievi: Kemi zbuluar një dhomë torture në Kharkiv! Pamjet janë tronditëse

5 Tetor 2022, 17:37

Presidenti i Bjellorusisë, Alexandër Lukashenko deklaroi  të martën se vendi i tij është përfshirë në luftën Rusi-Ukrainë, por se nuk është një palë ushtarake aktive në konflikt.  Ai më pas tha se vendi i tij po “merr pjesë" në luftë duke parandaluar përhapjen e saj në Bjellorusi dhe duke parandaluar "një sulm ndaj Bjellorusisë nën këcënimin nga një operacion special ushtarak nga Polonia, Lituania dhe Letonia".