“Luftë korrupsionit dhe barazi para ligjit”! 2 shtyllat e paprekshme të SHBA-BE nëse Shqipëria do integrimin

24 Qershor, 16:42

Në një konferencë rajonale për çështjet ekonomike, zhvilluar në Tiranë, SHBA dhe BE kanë nënvizuar rëndësinë vendimtare që ka drejtësia e pavarur për zhvillimin ekonomik, luftimin e korrupsionit dhe për përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.